AKTUALITET /

Kush e organizoi arratisjen e Altin Ndocit? Detaje të reja nga burgu i Durrësit

Policia po zhvillon kontrolle edhe në Pukë, vendlindjen e personazhit me rrezikshmëri të lartë.

Shkruar nga Versus

Kush e organizoi arratisjen e Altin Ndocit? Detaje të reja nga burgu i

Prokuroria e Durrësit njoftoi më herët se ka nisur një hetim për transferimin e Altin Ndocit në burgun e Durrësit, institucion i sigurisë së zakonshme.

Mësohet se nën lupën e hetuesve për arratisjen e Ndocit dy ditë më parë janë personat që e kanë vizituar në burg së fundmi. Prokuroria ka dyshime se mes tyre mund të jenë organizatorët e arratisjes e cila dukej se ishte e planifikuar më herët.

Makina tip ‘Audi’ që e mori Ndocin pasi doli me vrap nga ambientet e spitalit të Durrësit, është parë për herë të fundit në aksin që e lidh qytetin bregdetar me Tiranën. Ndërsa kontrolle po zhvillohen edhe në Pukë, vendlindjen e personazhit me rrezikshmëri të lartë. Versus.al

Poll