
Prokurori Klodian Braho mori shumicën e votave për të drejtuar SPAK, pas disa orësh seancë dëgjesash në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e cila u monitorua nga përfaqësues të ambasadës së SHBA, dhe ambasadori i BE-së.
Braho mori në total shtatë vota nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kundrejt tre votave që shkuan në favor të Adnan Xholit.
Kandidatja tjetër Elvin Gokaj mori një votë, ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.
Votat për Klodian Brahon
Moisi Duda
Olger Eminaj
Mirela Bogdani
Ledina Riza
Erind Gërmenji
Zeqir Hoda
Arta Mandro
Votat për Adnan Xholin
Sokol Stojani
Erind Mërkuri
Vatë Staka
Vota për Elvin Gokaj
Erion Fejzulla./Versus.al




