AKTUALITET /

“Kush shpëton një jetë, ka shpëtuar njerëzimin”/ U ndalua nga izraelitët teksa udhëtonte me flotiljen me ndihma për Gazën, kush është aktivisti Baki Goxhaj

Baki Goxhaj, i ndaluar nga autoritetet izraelite teksa udhëtonte me flotiljen “Sumud”, ka deklaruar se misioni ishte humanitar dhe ka kujtuar mbrojtjen e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore si shembull krenarie kombëtare. Ai thekson vlerat e “besës” dhe kritikon qëndrimet ndaj situatës në Gaza, ndërsa rasti po ndiqet nga autoritetet shqiptare në rrugë diplomatike.

Shkruar nga Versus
“Kush shpëton një jetë, ka shpëtuar
Aktivisti Baki Goxhaj

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, i ndaluar nga autoritetet izraelite pasi ndodhej në flotiljen humanitare “Sumud” që transportonte ndihma humanitare për Gazën, ka reaguar pas ngjarjes.

Goxhaj është ndaluar në ujërat ndërkombëtare, së bashku me aktivistë të tjerë dhe deri më sot pak kush e njihte atë dhe misionin që po i kushton deri dhe jetën.

Në një deklaratë të tij në rrjetin social instagram, Goxhaj ka theksuar se qëllimi humanitar i misionit ku ai bën pjesë, është dërgimi i ndihmave dhe rritja e vëmendjes ndërkombëtare  mbi situatën në Gaza.

Më tej, Goxhaj thotë se referuar situatës që kaluan vetë hebrenjtë dikur në luftën e dytë botërore, ai është krenar se është shqiptar pasi “një nga faqet më të ndritura në historinë e Shqipërisë është mbrojta në bllok e hebrenjve kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Çfarë i jep akoma më shumë peshë kësaj ngjarjeje është fakti që kjo ndodhi kur pothuajse të gjitha vendet europiane i mblodhën dhe i dorëzuan hebrenjtë e tyre tek nazistët.

Për mua si musliman shqiptar, kjo është në krye të listës së gjërave që më bëjnë krenar që jam shqiptar.

Kjo vepër e mbajtjes së besës dhe njëkohësisht plotësimit të konceptit islam “kush shpëton një jetë është sikur ka shpëtuar gjithë njerëzimin”, do të jetë e pashlyeshme nga kujtesa historike e botës për shekuj me radhë”, thotë më tej Goxhaj,

Sipas tij, kjo vepër monumentale e paraardhësve tanë e bën Shqipërinë relevante në arenën ndërkombëtare kur vjen fjale për mbrojtjen e popujve të shtypur dhe korrigjimin e padrejtësive historike ndaj tyre.

Për më tepër që ne i kemi hequr në kurriz padrejtësitë e shteteve të mëdha me copëtimin që u kanë bërë trojeve shqiptare.

“Si popull i ngritur mbi këtë platformë historike, gjendemi sot para një realiteti absurd”, përfundon deklarata e Goxhajt./Versus.al

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Baki Goxhaj (@banago__)

Poll