AKTUALITET /

Largimi nga godina e News24, gazetarët paralajmërojnë nesër protestë

Drejtuesve dhe punonjësve të rrjetit mediatik “Focus Media Group” u është kërkuar të lirojnë ambientet e redaksive, me arsyetimin se godina i përket kompanisë së prodhimit të armëve.

Shkruar nga Versus
Largimi nga godina e News24, gazetarët paralajmërojnë nesër
Foto nga aksioni i policisë

Pas largimit nga godina, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, të televizionit privat News24, gazetarët kanë paralajmëruar një protestë ditën e nesërme në orën 12:00.

Drejtuesve dhe punonjësve të rrjetit mediatik “Focus Media Group” u është kërkuar të lirojnë ambientet e redaksive, me arsyetimin se godina i përket kompanisë së prodhimit të armëve.

Në qendër të këtij aksioni mësohet se qëndron kalimi i pronësisë së godinës te kompania shtetërore e krijuar me vendim të qeverisë për prodhimin dhe tregtimin e armëve./Versus.al

Tags:

news24

Poll