AKTUALITET /

“Lëshoje dorën!”/ Nallbati bllokon autobotin me ujë, përplaset ashpër me efektivin pasi i lëshuan spraj

Shkruar nga Versus

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është përplasur me efektivët policinë, teksa ai qëndronte para autobotit me ujë, duke e bllokuar atë të lëvizte.

Tirana u paralizua që prej orës 17:00 këtë të martë prej protestës së opozitës.

Demokratët ashtu si në protestën e 29 tetorit po vijojnë me të njëjtën strategji të mosbindjes civile, me bllokim rrugësh, bllokim aksesh apo nyjesh kryesore të qarkullimit në kryeqytet.

Shumë prej qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me mjetet e tyre kanë ngelur të bllokuar prej më shumë se një ore tashmë.

Protesta e opozitës nisi me tensione që në minutat e para, pasi policia kundërshtonte bllokimin e akseve në kryeqytet. Deputetët e opozitës nga ana tjetër kundërshtuan efektivët dhe u përplasën fizikisht me ta.

Deri më tani ka disa të shoqëruar nga policia, ndërsa një person është lënduar nga uji me presion.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: