AKTUALITET /

Licensoi karburantin e ndërtuar pa leje, SPAK çon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Devollit

Përveç kryebashkiakut Eduart Duro, për gjykim kanë kaluar edhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë.

Shkruar nga Versus
Licensoi karburantin e ndërtuar pa leje, SPAK çon për gjykim
Eduard Duro

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dërguar për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Devollit Eduard Duro.

Duro është marrë më herët i pandehur nga SPAK nën akuzën se ka lincencuar një pikë karburanti në Bilisht pavarësisht se ishte ndërtuar pa leje.

“Dhënia e lejes ishte në kundërshtim me ligjin nr.8450, dt 24.02.1999 dhe VKM nr.170, dt.25.04.2002. Subjekti “Genci Petrol”, sh.p.k. në kohën e dhënies së saj nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar; a. aktin e kontrollit, b. lejen e shfrytëzimit për stacionin e karburantit dhe c.autorizimin për hyrje-daljet në rrugë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, si rrugë interurbane dytësore”- thuhet në njoftimin e SPAK.

Të pandehur janë marrë edhe zyrtarët e bashkisë Gazmend Haxhija, Gazmend Malo, Astrit Seferkolli dhe Vojsava Bregu të cilët i dhanë kompanisë lejen për të tregtuar karburant.

Ndaj 5 të pandehurve rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Dy ditë më parë, Duro u paraqit në SPAK ku qëndroi për 2 orë rresht dhe pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme deklaroi para mediave se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga detyra.

Tashmë pritet caktimi i datës për seancën paraprake ndaj Duros ku do të vendoset nëse çështja ndaj tij do kalojë për gjykim apo do të pushohet. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: