
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili mbahej në burg për rreth 4 vjet lidhur me çështjen e inceneratorëve, ka fituar lirinë me vendim të Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO).
GJKKO ka shuar dhe masën e sigurisë “arrest me burg” për Inceneratorin e Fierit, ndërsa çështja është kthyer për rigjykim në Apelin e Posaçëm nga Gjykata e Lartë.
Për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka marrë lirimin me kusht nga Gjykata e Durrësit.
Për inceneratorin e Tiranës, ai ka shlyer dënimin duke llogaritur kohën e paraburgimit që ka kryer.
Ish-ministri Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021, me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), nën akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash lidhur me kontratat e inceneratorëve, veçanërisht atë të Elbasanit. /Versus.al

