AKTUALITET /

“Lopët me IA në reklamë”, kompania Erzeni tallet me isopolifoninë labe

Në rrjet ka patur disa reagime kundër përdorimit të motiveve të tilla folklorike për të bërë një reklamë.

Shkruar nga Versus

“Lopët me IA në reklamë”, kompania Erzeni tallet me

Një spot reklamues i kompanisë “Erzeni” ka shkaktuar kritika të shumta në rrjet për shkak të mënyrës sesi janë përdorur element të isopolifonisë labe.

Reklama paraqet imazhe të lopëve të gjeneruara me inteligjencë artificiale duke krijuar një kombinim deri në nivelet e talljes së kësaj trashëgimie kulturore që mbrohet nga UNESCO.

Nuk mundet që vlerat kulturore të injorohen për hatër të një reklame dhe pak shikimeve më shumë. Përdorimi i këtyre elementëve në një reklamë të tillë në këtë formë mund të konsiderohet një tallje e vlerave kulturore shqiptare.

Isopolifonia labe, e njohur ndërkombëtarisht dhe e regjistruar në listën e UNESCO-s si trashëgimi e dorëës së parë, konsiderohet një nga format më të çmuara të muzikës tradicionale shqiptare. Në vitin 2005, isopolifonia popullore shqiptare u shpall nga UNESCO si një "Kryevepër e Trashëgimisë Gojore dhe Jomateriale të Njerëzimit". Versus.al

Poll