AKTUALITET /

“Luani nuk trembet nga zhurmat e deleve”/ Miqtë e Safet Bajrit ngrejnë parashutë me banderolë për “të fortin” e Dobraçit

Miqtë e Safet Bajrit kanë ngritur për të një parashutë ku shkruhej se "Luani nuk trembet nga zhurmat e deleve".

Shkruar nga Versus

“Luani nuk trembet nga zhurmat e deleve”/ Miqtë e Safet Bajrit

Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobraçit, është surprizuar ditën e sotme nga mbështetësit e tij të cilët i kanë dërguar mesazh përmes një banderole të ngritur para burgut të Reçit ku ai po vuan dënimin.

Miqtë e tij kanë ngritur për të një parashutë ku shkruhej se "Luani nuk trembet nga zhurmat e deleve".

Kjo nuk është hera e parë që mbështetësit e tij ngrejnë parashuta për të, një e tillë fluturoi edhe për 41-vjetorin e Bajrit vitin e kaluar.

Një parashutist ka fluturuar mbi burg duke mbajtur një banderolë ku shkruhej:

 “Edhe mali më i lartë nuk mund t'ia fshehë qiellin atij që ka lindur me sy shqiponje”, bashkë me fotografinë e Bajrit dhe mesazhin "Bajri Happy Birthday".

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025 me urdhër të SPAK dhe ndaj tij janë ngritur akuza për “Vrasje me paramendim”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale”. Ai dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, ndërsa emri i tij është përfshirë prej vitesh në dosje të bujshme të drejtësisë shqiptare.

Poll