Live Updates /

“Manastiri resort” shkak i konfliktit në zyrat e "Finman shpk", zbulohet lidhja mes ortakëve. Sokol Agalliu u rrah sot nga daja i tij Idajet Ismailaj

Një konflikt i rëndë mes ortakëve të FINMAN SH.P.K është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, pas mbledhjes së asamblesë së shoqërisë që ka në administrim aksionet e disa kompanive të njohura, mes tyre Alb Star SHPK, Manastiri Resort dhe Arena Center SHPK. Përplasja ka nisur gjatë mbledhjes së bordit, ku Sokol Agalliu, djali i një prej ortakëve të kompanisë, ka akuzuar ortakët kryesorë Idajet Ismailaj dhe Florid Ismailaj për përvetësimin e rreth 500 milionë lekëve të vjetra nga arka e shoqërisë. Po sipas pretendimeve të Agalliut, babë e bir dyshohet se kanë përvetësuar edhe 750 metra katrorë pronë në Manastiri Resort, çka ka sjellë tensionimin e situatës mes palëve. Debati verbal më pas ka degraduar në përplasje fizike. Sipas raportimeve, Idajet dhe Florid Ismailaj, së bashku me truprojat e tyre, kanë goditur me grushte dhe sende të forta Sokol Agalliun, ndërsa ndaj tij janë bërë edhe kërcënime me jetë. Kompania “Finman” zotëron disa shoqëri të njohura, mes tyre “Albstar” shpk, “Manastiri Resort” shpk, “Arena Center” shpk dhe një sërë kompanish të tjera. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të kompanisë, rezulton se përplasja nuk është vetëm një sherr mes ortakësh, por edhe një konflikt brenda familjes Ismailaj. Sokol Agalliu përfaqëson në kompani interesat e nënës së tij, Rajmonda Agalliu. Kjo e fundit është vajza e biznesmenit Sadik Ismailaj. Sadik Ismailaj është babai i Idajet Ismailajt dhe Rajmonda Agalliut. Kjo e fundit është vajza e biznesmenit Sadik Ismailaj. Sadik Ismailaj është babai i Idajet Ismailajt dhe Rajmonda Agalliut.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
4 ORE ME PARE

Konflikti/ Grushtat mes ortakëve në zyrat e “Finman shpk”, një javë më parë Sokol Agalliu rrahu juristin e kompanisë, u mbajt 72 orë në izolim

“Manastiri resort” shkak i konfliktit në zyrat e "Finman

Sherri fizik që ndodhi sot në zyrat e shoqërisë “Finman shpk” mes ortakëve të kësaj kompanie, nuk është i ri.

Një javë më parë, biznesmeni Sokol Agalliu që sot u dhunua nga  Idajet Ismailaj dhe djali i tij Florid Ismailaj, është konfliktuar fizikisht me punonjësit e kompanisë.

Konflikti verbal mësohet se nisi mes Agalliut dhe punonjëse të kompanisë duke përfunduar me rrahjen nga vetë Agalliu të një juristi të kompanisë.

Për rastin, është bërë denoncim në polici, dhe pasi blutë kanë mbledhur provat në vendin e ngjarjes kanë arrestuar Sokol Agalliun, i cili pas 72 orësh është liruar me masë më të butë nga Gjykata Penale e Tiranës.

Këtë të hënë, Agalliu është paraqitur sërish në kompani me pretendimin për të marrë pjesë në mbledhjen e bordit drejtues, por nuk është lejuar prej konflikteve që ata kanë pasur që më herët, që dyshohet për një vjedhje të brendshme në kompani.

Sipas burimeve pranë policisë, edhe këtë të hënë ka pasur tension mes tij dhe anëtarëve të tjerë të bordit, deri në konfrontim fizik të të dyja palëve.

Policia ka kryer veprimet në vendngjarje, ka marrë dëshmitë e personave të përfshirë dhe po vijon hetimet deri në zbardhjen e plotë të konfliktit të sotëm. Versus.al

5 ORE ME PARE

"Vodhët 500 mln lekë", kërcet sherri brenda zyrave të "FINMAN shpk", babë e bir bëjnë për spital djalin e ortakut

“Manastiri resort” shkak i konfliktit në zyrat e "Finman
Idajet Ismailaj dhe i dhunuari, Sokol Agalliu

Një sherr masiv është regjistruar në Tiranë ditën e sotme mes ortakëve të kompanisë “FINMAN SH.P.K”. përleshja fizike ka ndodhur pas mbledhjes së asamblesë së shoqërisë që ka nën zotërim aksionet e firmave Alb Star SHPK, Manastiri Resort, Arena Center SHPK dhe disa kompani të tjera.

Sipas informacioneve, ortaku kryesor i kompanisë, Idajet Ismailaj dhe djali i tij Florid Ismailaj së bashku me truprojat e tyre kanë dhunuar fizikisht me grushte dhe kanë kërcënuar me jetë, Sokol Agalliun, djalin e ortakut tjetër të kompanisë.

Mësohet se përplasja mes tyre ka nisur pasi Agalliu akuzoi babë e bir për vjedhjen e 500 milionë lekëve të vjetra nga arka e kompanisë. Agalliu i cili tashmë ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pretendon se Ismailaj dhe djali i tij kanë përvetësuar edhe 750 m2 te “Manastiri Resort”.

Gjendja e biznesmenit raportohet të jetë e rëndë për shkak të goditjeve të shumta që ka marrë. Versus.al

Poll