Vitin e kaluar SPAK ra pre e një sulmi kibernetik dhe për këtë vepër penale tre persona janë marrë të pandehur, ndërsa çështja pritet të kalohet për gjykim. Por përveç tre të akuzuarve, Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, materialet hetimore duket se u janë shpërndarë edhe zyrtarëve të tjerë.
Gazetarja Klodiana Lala emrat e zyrtarëve të shtetit, të cilëve u janë shpërndarë materialet e vjedhura nga sistemet e SPAK me qëllim publikim e tyre dhe goditjen e individëve të caktuar. Një pjesë e tyre emrave ishin pjesë e një grupi në Whatsapp ku shpërndaheshin dokumentet.
Sokol Ngresi – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.
Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin).
Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).
Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).
Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.
Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).
Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).
Ylli Gaxholli– ish- punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.
Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve. Versus.al

