AKTUALITET /

Mbahej nën arrest, por e ktheu banesën në “qendër falsifikimi dokumentesh”, pranga falsifikatorit në Korçë

"Arresti shtëpiak" nuk e ndaloi 58 vjeçarin në Korçë të vijonte me falsifikimin e dokumenteve

Shkruar nga Versus
Mbahej nën arrest, por e ktheu banesën në “qendër
Sendet e sekuestruara

Korçë- Policia ka arrestuar një 58 vjeçar i cili edhe pse në masë sigurie “arrest shtëpie: vijonte veprimtarinë e tij të paligjshme të falsifikimit të dokumenteve.

Mësohet se janë sekuestruar pasaporta greke, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe falsifikimi, celularë dhe një shumë eurosh.

A.R u arrestua në vitin 2023 pasi në bashkëpunim me 2 persona të tjerë u kap teksa falsifikonte dokumentet.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

Poll