Autoriteti Ushqimor në Tiranë ka bllokuar 738 kg fileto dhe gjoks pule në marketin “KMY” në kryeqytet. Mishi i pulës gjatë procesit të ngritjes dhe shkrirjes qëndronte në tokë, ndërsa magazinimi i tij është bërë pranë një ambienti që kishte prezencë myku dhe ndryshku.
Nëse ky produkt nuk do të ishte bllokuar nga inspektorët e ushqimit, ai do të shkonte te tryeza e konsumatorëve si mish i sigurt. Për këtë arsye, AKU Tiranë ka bllokuar aktivitetin e biznesit KMY deri në plotësimin e kushteve higjeno-sanitare.
Gjithashtu AKU bllokoi nj sasi prej 329 kilogramësh djath të bardhë dhie në biznesin e ushqimit “Bonum” ku kushtet në të cilat prodhohej djathi ishin jashtë standartit higjeno sanitar.
Muret e biznesit ishin me lagështirë dhe myk. Ndaj kompanisë “Bonum” u vendos një gjobë prej 300 mijë lekësh të reja. Produktet e bllokuara në të dyja kompanitë do të asgjësohen. Versus.al

