AKTUALITET /

Mbahet ceremonia e Epitafit, besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë me simbolikën e veçantë

Shkruar nga Versus

Mbahet ceremonia e Epitafit, besimtarët ortodoksë kremtojnë

Besimtarët ortodoksë në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë kremtojnë sot “Të Premten e Zezë”, pak ditë para Pashkës Ortodokse.

Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë në kalendarin ortodoks pasi simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij i kryqëzuar.

Ceremonia e Epitafit u zhvillua në zona të ndryshme të vendit ku ka besimtarë ortodoksë. Në Tiranë ceremonia u mbajt në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” ku u vu re një pjesëmarrje e madhe e besimtarëve edhe në rrugën kryesore. Versus.al

Poll