AKTUALITET /

Mbi 100 mijë euro pronë, ish-prokurorit iu sekuestrua apartamenti, gazetarja tregon se kujt i kaloi shtëpia e Adriatik Llallës

Prej disa vitesh, apartamenti i ish-prokurorit është pronë e shtetit shqiptar përdoret për aktivitete dhe si qendër sociale dhe kulturore

Shkruar nga Versus

Mbi 100 mijë euro pronë, ish-prokurorit iu sekuestrua apartamenti,

Prona e ish-prokurorit Adriatik Llalla që u sekuestrua nga SPAK me vlerë 100 mijë euro, tashmë menaxhohet nga shteti si qendër sociale dhe kulturore.

Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se kjo pronë ishte e pajustifikuar dhe e ardhur nga veprimtari e paligjshme.

 “Për këtë arsye ajo nga sekuestrimi më pas, kaloi në favor të shtetit si e konfiskuar. Sot, apo prej disa vitesh, kjo pasuri, ky apartament, që është pronë e shtetit shqiptar përdoret për aktivitete dhe si qendër sociale dhe kulturore.

Jemi duke folur pas dënimit të z. Llalla, i cili kur u dënua, u largua nga Shqipëria dhe menjëherë paralelisht u vendos sekuestrim dhe konfiskim. Në momentin që iu vendos konfiskimi, kjo pasuri nuk u shit, por i kaloi, më shumë edhe për të dhënë një mesazh domethënës, kaloi për përdorim social. Një apartament përmbi 100 mijë euro në Durrës”, tha ndër të tjera gazetarja.

Nga krijimi i tij në 2019, SPAK ka sekuestruar 64 pasuri të paluajtshme, 26 pasuri të luajtshme, 11 subjekte tregtare nga të cilat 7 subjekte të sekuestruar plotësisht dhe kuotat përkatëse të personave nën hetim për 4 subjekte të tjerë.

Në momentin që sekuestrohen, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, i publikon dhe shumica e tyre jepet me qira. 3982 pasuri dhe prova materiale, të cilat përfshijnë kryesisht apartamente, njësi shërbimi, toka dhe automjete janë sot nën mbikëqyrje nga ky institucion. Versus.al

Poll