AKTUALITET /

Mbi një muaj arrati, arrestohet 41 vjeçari që tentoi të vriste me thikë një person në Tiranë (EMRI)

Mandi Qori prej më shumë se një muaji ishte i arratisur dhe ndaj tij ishte caktuar masa "arrest me burg" për plagosjen e 18 vjeçarit në Yzberisht.

Shkruar nga Versus

Mbi një muaj arrati, arrestohet 41 vjeçari që tentoi të

Tiranë- Një 41 vjeçar i identifikuar si Mandi Qori është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në 19 shtator të këtij viti në zonën e Yzberishtit ku kishte plagosur me thikë një person.

Pas një konflikti për motive të dobëta, 41 vjeçari kishte goditur disa herë me thikë Eri Drizën i cili fatmirësisht arriti të mbijetonte.

Ndaj 41 vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “vrasja me dashje” dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: