AKTUALITET /

Me 1 mln euro ‘cash’, shqiptari ‘kapet mat’ në Mal të Zi

Prokuroria Speciale e Malit të Zi ka bërë të ditur se një shtetas shqiptar, me inicialet T. M., po hetohet për pastrim parash në shumën prej 940,000 euro, të dyshuara si të përfituara nga trafiku i drogës.

Shkruar nga Versus

Me 1 mln euro ‘cash’, shqiptari ‘kapet mat’ në Mal

Prokuroria Speciale e Malit të Zi ka bërë të ditur se një shtetas shqiptar, me inicialet T. M., po hetohet për pastrim parash në shumën prej 940,000 euro, të dyshuara si të përfituara nga trafiku i drogës.

Sipas autoriteteve malazeze, T. M. kishte transferuar sasinë e parave të fshehura në një automjet mallrash, duke kaluar nga Austria në Slloveni, më pas në Kroaci dhe në Mal të Zi, me qëllim që t’i dorëzonte një personi të panjohur në Shqipëri.

Paratë u zbuluan gjatë një kontrolli të detajuar në pikën kufitare Božaj, mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe u sekuestruan përkohësisht nga autoritetet.

Operacioni u realizua në bashkëpunim mes Administratës Doganore, Departamentit Special të Policisë dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Prokuroria ka paraqitur aktakuzën dhe ka propozuar zgjatjen e paraburgimit për të dyshuarin, si dhe konfiskimin e shumës së parave dhe automjeteve të përdorura për veprimtarinë kriminale. /Versus.al/

Tags:

mal i zi

Poll