AKTUALITET /

Më 27 qershor, Himara ndizet me “Magji mbi Jon”! Muzikë, humor dhe surpriza

Mbrëmjet në Himarë garantojnë atmosferë festive dhe spektakël.

Shkruar nga Versus
Më 27 qershor, Himara ndizet me “Magji mbi Jon”! Muzikë,
Foto nga Himara

Himara ka çelur tashmë zyrtarisht sezonin turistik, ndërsa në prag të korrikut pritet një spektakël me muzikë, humor e aktivitete të tjera argëtuese.

Turistët, pushuesit dhe vendasit, më 27 qershor do të shijojnë mbrëmjen magjike nën tingujt e emrave më të njohur të skenës shqiptare. Pjesë e spektaklit do të jenë edhe humoristë dhe balerinë. 

Mbrëmja premton emocione, atmosferë festive dhe një spektakël që do ta kthejë Himarën në qendrën e argëtimit veror. Versus.al

 

Poll