
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisën marshimin drejt bashkisë së Tiranës, e më pas për të ndaluar në institucione të tjera, sipas agjendës së tyre.
Protesta e së dielës iu kushtua kryesisht Diasporës e cila kërkoi nga bashkëatdhetarët të mos tërhiqen nga kërkesat drejtuar qeverisë, por të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh deri në realizimin e tyre.
Me thirrjet "Ju erdhi fundi", "Rama jepe dorëheqjen", protestuesit përshkuan Bulevardin e madh " Dëshmorët e Kombit".

