AKTUALITET /

Rrezikoi jetën e pushuesve në Sarandë, bllokohet mjeti lundrues dhe gjobitet drejtuesi

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti lundrues nuk ishte regjistruar brenda afateve ligjore, ndërsa në bord mungonte edhe dokumentacioni

Shkruar nga Versus
Rrezikoi jetën e pushuesve në Sarandë, bllokohet mjeti lundrues

Policia Kufitare ka ndërhyrë në Sarandë ndaj një mjeti lundrues që rrezikoi sigurinë e pushuesve, duke bllokuar mjetin dhe duke ndëshkuar poseduesin e tij me një gjobë prej 530 mijë lekësh të rinj.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve dhe patrullimeve përgjatë vijës bregdetare, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan mjetin lundrues duke hyrë në perimetrin e sigurisë të rezervuar për pushuesit, në një kohë kur në zonë ndodheshin shumë persona duke u larë në det.

Veprimet e drejtuesit të mjetit krijuan rrezik për jetën dhe sigurinë e pushuesve, çka solli ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti lundrues nuk ishte regjistruar brenda afateve ligjore, ndërsa në bord mungonte edhe dokumentacioni i detyrueshëm për lundrim.

Poll