Momente tensioni janë regjistruar këtë të diel para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit vijojnë qëndrimin e tyre në ditën e 22-të të protestës.
Situata u tensionua pasi qytetarët vendosën një çadër për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta, ndërsa efektivët e Policisë së Shtetit ndërhynë për largimin e saj.
Pas diskutimeve dhe kundërshtimit nga ana e protestuesve, policia u tërhoq nga zona, ndërsa qytetarët vijuan qëndrimin e tyre përpara Kryeministrisë.
Gjatë incidentit, protestuesit përsëritën thirrjet kundër kreut të qeverisë, duke kërkuar edhe një herë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
/Versus.al


