AKTUALITET /

“Më goditi pabesisht në shpinë”, flet këngëtari që u plagos në Shkodër: Autorit i kërkova të largohej

Shkruar nga Versus
“Më goditi pabesisht në shpinë”, flet
Ademir Fresku

Këngëtari Ademir Fresku i cili u plagos me thikë dy ditë më parë në Shkodër, ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen.

Në një lidhje skype për emisionin “Me Zemër të Hapur”, Fresku tha se kishte njohje të mëparshme me autorin Gjergji Dardha, por shkak për ngjarjen është bërë bezdisja e klientëve në lokalin që këngëtari kishte.

I riu u shpreh se i kishte kërkuar që të largohej nga lokali, ndërsa goditja i kishte ardhur e befasishme pas shpine.

“Nuk doja të isha pjesë e këtyre gjërave. Është bërë më e madhe se ç’duhet. Jam goditur pas shpine por shpresoj që gjithçka të zgjidhet nga shteti. Me autorin njiheshim, mundohesha t’i njihesha e ti respektoja të tërë. E kam takuar 3-4 herë.

I ka bezdisur disa herë punonjësit e lokalit tim, por nuk i kam hyrë shumë në detaje. I kisha thënë në mënyrën më qytetare të mundshme që të mos vinte më në lokalin tim. Familjarët e autorit nuk më kanë kontaktuar. Unë kam 4-5 plagë me thikë në trup. Ka qenë një sulm në pabesi, nuk e kam vënë re. Në spital shkova vetë, mora makinën dhe shkova të merrja ndihmën mjekësore sepse nuk e dija se çfarë kisha pësuar saktësisht”, tha ai. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: