
Një 37 vjeçar i identifikuar si Hasan Loku është arrestuar nga policia pasi prej kohësh shantazhonte një 26 vjeçare në Tiranë lidhur me disa foto e video të saj.
Loku i kishte kërkuar të resë 100 mijë euro që të mos i publikonte materialet e saj private nëpër rrjete sociale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Versus.al

