AKTUALITET /

"Më kapën duke lypur, s'kam ku të ha", gjykata shpall të pafajshëm 46 vjeçarin që akuzohej se kërkonte lëmoshë

Shkruar nga Versus

"Më kapën duke lypur, s'kam ku të ha", gjykata

Gjykata ka shpallur të pafajshëm Ylli Berishës, një person që kërkon lëmoshë nga qytetarët prej 17 vitesh.

Akuza ka deklaruar në gjyq se ai duhet shpallet fajtor pasi 2 vjet më parë kundërshtoi policinë, e cila e urdhëroi të mos lypte pranë Farmacisë 10 dhe për këtë arsye ai u shoqërua në komisariat.

Por 46-vjecari nuk u bind dhe përfundoi i pandehur në gjykatë. Prokuroria kërkoi dënimin me dy muaj burg të Berishës për akuzën e mosbindjes së policisë, dënim që u sugjerua të konvertohet në katër muaj shërbim prove.

“Pafajësi, sepse nuk kam bërë asgjë. Më kanë kapur duke lypur, nuk kam ku të ha. Pension merrja, por nuk marr më”, tha Berisha i cili që pasi i ndodhi ngjarja me policinë u zhvendos në Fushë Krujë. Versus.al

 

Poll