AKTUALITET /

Me telefon në duar dhe në krevat, Burgjet: Fotoja e Vangjush Dakos nuk është shkrepur në ambientet tona

Burgjet sqarojnë se kjo fotografi, e shpërndarë edhe nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nuk është realizuar në asnjë prej institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Shkruar nga Versus
Me telefon në duar dhe në krevat, Burgjet: Fotoja e Vangjush Dakos nuk
Fotoja e Vangjush Dakos e publikuar nga Sali Berisha

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me një fotografi të publikuar sot në mediat sociale ku pretendohej se shfaqej ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako në një dhomë burgu me kushte si telefon dhe krevat dysh.

Në një reagim për Top News, Burgjet sqarojnë se kjo fotografi, e shpërndarë edhe nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nuk është realizuar në asnjë prej institucioneve të vuajtjes së dënimit.

“Lidhur me foton e publikuar në rrjete sociale ku shihet shtetasi Vangjush Dako, sqarojmë se fotoja nuk është shkrepur në ambientet e ndonjë institucioni të ekzekutimit të vendimeve penale (IEVP) në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve.

 

Poll