Në Mitropolinë e Athinës u kremtua Liturgjia Hyjnore para arkëmortit të Kryepeshkopit të ndjerë të Shqipërisë Anastas, i cili ndërroi jetë të shtunën, në moshën 95-vjeçare.
Menjëherë më pas, Kryepeshkopi i Athinës Hieronymos mbajti një meshë për nder të Kryepeshkopit të Shqipërisë, ku siç njoftojnë mediat greke moren pjesë Presidentja e Republikës Katerina Sakellaropoulou, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i PASOK-ut Nikos Androulakis dhe Kryetari i Kuvendit Nikitas Kaklamanis. Në ceremoni morën pjesë edhe Ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis, Ministri i Financave, Kostis Hatzidakis, Ministri i Arsimit, Kyriakos Pierrakakis, kryetari i Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, Notis Mitarakis, Athena Linou eurodeputeti shqiptar nga Himara Fredi Beleri, dhe ish-peshëngritësi kampion po nga Himara Pirro Dhima. etj.
Homazhet për Kryepeshkopin Anastas do të jenë publike në Athinë deri të hënën.
Të martën në mëngjes (28/1) karvani niset nga Greqia në rrugë tokësore për në Shqipëri nëpërmjet stacionit kufitar të Kakavisë. Shoqërimi i tij do të bëhet nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Nikolaos, ipeshkvi i Krougias, Anastasios dhe priftërinjtë Fr. Charalambos Gioka dhe Spiridon Topantzas.
Arkëmorti i Kryepeshkopit do të jetë i vendosur në Katedralen Ortodokse në Tiranë "Ngjalllja e Krishtit" do të jetë i hapur për pelegrinazh në Katedrale gjatë gjithë natës.
Varrimi do të bëhet ditën e enjte, më 30 janar në orën 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore. Ndër të tjera do të jetë i pranishëm edhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu
Varrimi do të bëhet nën Altarin e Katedrales, në një kriptë të veçantë të përgatitur nga vetë Anastasi, njofton Protothema








