AKTUALITET /

Megaoperacioni “First Day”/ Zbardhen emrat e 30 të arrestuarve në Elbasan, 14 ende në kërkim!

Rrjeti vepronte në mënyrë të organizuar në qytetet e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Cërrikut, Peqinit, Belshit dhe Prrenjasit.

Shkruar nga Versus
Megaoperacioni “First Day”/ Zbardhen emrat e 30 të arrestuarve
Pamje nga operacioni

Janë zbardhur emrat e 30 të arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar ‘First Day’ që u ndërmor më 8 shtator në qarkun e Elbasanit.

Rrjeti vepronte në mënyrë të organizuar në qytetet e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Cërrikut, Peqinit, Belshit dhe Prrenjasit.

Gjatë operacionit u sekustruan sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të shpallur në kërkim.

Arrest me burg, 25 masa:

Arjan Bica 42 vjeç,

Erist Skilja 48 vjeç,

Shyqyri Bica 56 vjeç,

Aizberg (Alket) Bitri, 52 vjeç,

Filip Thoma 34 vjeç,

Hysen Grami 64 vjeç,

Gentian Tartari 37 vjeç,

Mikel Bezhani 45 vjeç,

Pjerin Qereshniku 50 vjeç,

Stivjo Bardhi 38 vjeç,

Domeniko Elezi 38 vjeç,

Mariglen Qosja 38 vjeç,

Shkelzen Shkrepi 46 vjeç,

Bardhyl Grami 64 vjeç,

I. K., 38 vjeç,

M. E., 36 vjeç,

I. F., 45 vjeç

Klodian Hakballa 34 vjeç,

Arben Kasa 50 vjeç,

Ilir Bahidi 41 vjeç,

Klajdi Çota 24 vjeç,

Franc Ruçi 24 vjeç,

Kevi Kanani 30 vjeç,

Marcelino Brahja 24 vjeç,

Panter Tafani 30 vjeç

5 të arrestuarit në flagrancë për drogë, armëmbajtje pa leje, mallra kontrabandë:

Jokli Anastasi 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,

Arjan Topalli 31 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Vilson Dyrmyshi 36 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”;

Neritan Duzha 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Leonard Xhaferri 50 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Nën hetim në gjendje të lirë:

H. D., 57 vjeç/Versus.al

 

Poll