AKTUALITET /

Merr flakë apartamenti pranë burgut në Tiranë, zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje

Shkruar nga Versus
Merr flakë apartamenti pranë burgut në Tiranë,
Foto ilustruese

Tiranë- Një apartament në katin e pestë të një pallati pranë burgut “313” në rrugën “Jordan Misja” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Dyshohet se flakët kanë nisur si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. Versus.al

 

Poll