AKTUALITET /

Meta mbi 2 orë jashtë qelisë, Gjokutaj: U pyet në SPAK për lobimin në SHBA! Nuk e lejuan të fliste me median

Pavarësisht se Meta u kërkoi prokurorëve të posaçëm leje për të komunikuar me mediat pas seancës së pyetjeve, një kërkesë e tillë, nuk iu pranua.

Shkruar nga Versus

Meta mbi 2 orë jashtë qelisë, Gjokutaj: U pyet në SPAK

Genc Gjokutaj avokati i kreut të PL Ilir Meta dha detaje lidhur me marrjen në pyetje të këtij të fundit për rreth 2 orë në SPAK. Gjokutaj zbulon se Meta u pyet për lobimin në SHBA.

“Sot procesverbali u firmos dhe seanca u realizua. Prokurori Sotir Llapi dhe oficeri i policisë gjyqësore. Seanca e sotme kishte pyetje lidhur me lobimin në SHBA dhe vetëm për këtë episod. Në momentin kur të marrim akte, atëherë do flasim më në detaje. Sepse është çështje që kërkon dijeni, por edhe shumë vëmendje”- tha Gjokutaj.

Sa i takon deklaratës së djeshme të Metës i cili tha se do të komunikonte me gazetarët, avokati i tij tha se një gjë e tillë nuk iu lejua nga prokurorët.

“Meta i pyeti nëse mund të komunikojë me mediat, por ata i thanë se një gjë e tillë është e pamundur. Meta në të gjitha seancat, edhe në cilësinë e personit në dijeni është thirrur dhe ka dhënë shpjegime të detajuara për orë të tëra këtu. Përballë këtij procesi, Meta ka zgjedhur përballjen dhe jo heshtjen”- shtoi avokati.

Mes të tjerash zbuloi se kreu i PL u kishte bërë thirrje prokurorëve të posaçëm të hetonin dosjen e McGonigal dhe të përfshirjes së Erion Veliajt në inceneratorin e Tiranës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: