AKTUALITET /

'Metamorfoza'/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe për ish-shefi i Policisë, Ardit Hasanbegaj

SPAK ka rilexuar pretencën për fraksionin e dosjes “Metamorfoza”, duke kërkuar 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 9 vite për ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj, të akuzuar për vepra të rënda penale.

Shkruar nga Versus

'Metamorfoza'/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon

SPAK rilexoi sot pretencën për dosjen “Metamorfoza”, një fraksion i veçuar nga të pandehurit e tjerë.

Çështja lidhet me operacionin “Metamorfoza”, që përfshin akuza për sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Të pandehurit po gjykohen me procedurë të shkurtuar.

Më konkret SPAK kërkon:

Biznesmeni Pëllumb Gjoka – 14 vite burg

Ish-shefi i Policisë, Ardit Hasanbegaj– 9 vite burg

Nëse shpallen fajtorë, ata përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, duke u ulur 1/3 e dënimit.

Seanca e radhës u shty për më 9 mars, kur priten konkluzionet e avokatëve mbrojtës.

Ndërkohë, biznesmeni Pëllumb Gjoka, së bashku me disa të pandehur të tjerë, po gjykohet me procedurë të zakonshme në një dosje tjetër të “Metamorfozës”, për vrasjen e Gjin Ndojit, i njohur edhe me mbiemrin Boriçi./Versus.al   

Poll