
Sot besimtarët mysliman festojnë Fitër Bajramin, ditë që shënon edhe përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit gjatë të cilit besimtarët agjëruan dhe u përkushtuan ndaj praktikave fetare.
Mijëra besimtarë u mblodhën sot në sheshin ''Skënderbej'' në Tiranë ku falën namazin e Fitër Bajramit.
Muaji i Ramazanit, i cili njihet për sakrificat e tij, ka qenë një periudhë e rëndësishme e agjërimit dhe përkushtimit ndaj adhurimit. Pas agjërimit të gjatë, besimtarët festojnë Fitër Bajramin, duke e përmbyllur këtë muaj me lutje dhe mirënjohje për dhuratat dhe bekimet që kanë marrë.
Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.
Ky është një moment bashkimi për komunitetin mysliman, ku edhe familjet gëzojnë së bashku dhe shprehin falënderime për forcën dhe durimin e treguar gjatë muajit të Ramazanit. Versus.al

