AKTUALITET /

Çmimi i naftës, Shoqata e Transportit: Jemi në situatë të vështirë, rrezikohet shërbimi publik për qytetarët!

Transporti publik në vend ndodhet në një krizë të thellë për shkak të rritjes së kostove të karburantit dhe mungesës së një skeme kompensimi nga shteti. Shoqatat e transportit paralajmërojnë se situata mund të çojë në ndërprerjen e rreth 450 linjave urbane dhe interurbane, duke rrezikuar seriozisht lëvizjen e qytetarëve në të gjithë vendin nëse nuk merren masa urgjente nga institucionet.

Shkruar nga Versus

Çmimi i naftës, Shoqata e Transportit: Jemi në situatë

Sektori i transportit publik në vend po përballet me një situatë të vështirë për shkak të rritjes së kostove, kryesisht nga shtrenjtimi i karburantit dhe mungesa e masave kompensuese nga institucionet.

Operatorët paralajmërojnë se nga java e ardhshme mund të ndërpritet shërbimi për rreth 450 linja urbane dhe interurbane në të gjithë vendin.

Shoqatat e Transportit Qytetas dhe ajo e Transportit Urban dhe Interurban i janë drejtuar sërish ministrive përgjegjëse Delina Ibrahimaj dhe Enea Karakaçi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente dhe miratimin e një skeme kompensimi për karburantin, të ngjashme me atë të vitit 2022.

Sipas përfaqësuesve të sektorit, pas takimit të zhvilluar më 1 prill ishte premtuar një tjetër mbledhje më 7 prill, e cila nuk është mbajtur, ndërsa deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga institucionet.

Operatorët theksojnë se situata aktuale po rrit pasigurinë financiare dhe po e bën të pamundur vijimin normal të aktivitetit, duke paralajmëruar pasoja serioze për lëvizjen e qytetarëve në të gjithë vendin./Versus.al

Çmimi i naftës, Shoqata e Transportit: Jemi në situatë

Çmimi i naftës, Shoqata e Transportit: Jemi në situatë

 

 

Poll