
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka zhvilluar një takim me personelin ushtarak dhe civil të Misionit të Shqipërisë në përfaqësinë e vendit në NATO, në Bruksel.
Gjatë vizitës, ai vlerësoi punën dhe angazhimin e tyre të përditshëm, duke i cilësuar si një shembull të seriozitetit, përkushtimit dhe profesionalizmit në përfaqësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Nufi theksoi rëndësinë e rolit që ky mision luan në forcimin e pozicionit të vendit në NATO, si dhe në garantimin e një përfaqësimi dinjitoz në çdo nivel të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Takimi, sipas tij, shërbeu edhe si një moment vlerësimi për kontributin e vazhdueshëm të stafit, si dhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional në kuadër të misionit shqiptar në Bruksel.
Postimi i plotë i ministrit Nufi:
Me personelin ushtarak dhe civil të Misionit të Shqipërisë në përfaqësinë tonë në NATO, Bruksel - një shembull i shkëlqyer i seriozitetit, përkushtimit dhe profesionalizmit në çdo detaj të punës së tyre.
Kënaqësi e veçantë takimi sot me ta; një moment për të vlerësuar angazhimin, punën dhe kontributin e tyre të përditshëm, si dhe për të forcuar më tej rolin dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Aleancë./Versus.al

