AKTUALITET /

Miratohet projekti “Porta e Alpeve”, 100 milionë euro për infrastrukturën në Shkodër

Lajmin e bëri të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, i cili sqaroi se projekti synon krijimin e një korridori të integruar mes Alpeve dhe bregdetit të Adriatikut, duke fuqizuar turizmin dhe zhvillimin ekonomik në zonë.

Shkruar nga Versus
Miratohet projekti “Porta e Alpeve”, 100 milionë euro për
Enea Karakaçi

Qeveria ka miratuar një projekt të ri zhvillimor për qarkun Shkodër me emrin “Porta e Alpeve”, i cili parashikon investime në infrastrukturë dhe transport me vlerë totale prej 100 milionë eurosh.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, i cili sqaroi se projekti synon krijimin e një korridori të integruar mes Alpeve dhe bregdetit të Adriatikut, duke fuqizuar turizmin dhe zhvillimin ekonomik në zonë.

Sipas tij, financimi i projektit do të ndahet mes një marrëveshjeje me Bankën Europiane me vlerë 50 milionë euro dhe 50 milionë euro të tjera nga buxheti i shtetit shqiptar.

Investimet do të përfshijnë rehabilitimin e shesheve urbane, rikonstruksionin e bulevardeve, përmirësimin e akseve rrugore që lidhin Velipojën, liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe zonat alpine, si dhe ndërhyrje në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe transportin urban.

Autoritetet theksojnë se projekti synon të krijojë një sezon turistik të zgjatur gjatë gjithë vitit, duke lidhur potencialin e Alpeve me atë të bregdetit Adriatik.

Ministri Karakaçi: Porta e Alpeve nënkupton një marrëveshje financimi me Bankën Europiane në 50 mln euro dhe 50 mln euro të alokuara nga buxheti i qeverisë shqiptare. 100 milionë euro në total për projekte infrastrukturore të natyrave të veçanta. Programi dhe marrëveshja ka disa komponentë për rehabilitimin e shesheve urbane e rikonstruksionin e bulevardeve. Investime infrastrukturore në akset që lidhin bregdetin e Velipojës, liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës dhe Alpet. Investime në rrjet kanalizime-ujësjellës, transportin urban dhe elementët turistikë për menaxhimin e ndotjes urbane. Krijojmë për herë të parë një korridor të integruar mes Alpeve dhe bregdetit Adriatik për të pasur sezon turistik nga dimri në verë dhe ndihmuar zhvillimin ekonomik.Versus.al

Poll