AKTUALITET /

Mirela Kumbaro merr me vete bashkëpunëtoren e saj! Ndryshime në kabinetet e ministrisë së Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë

uro, e cila më parë ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme pranë Drejtorisë së Zhvillimit të Turizmit, do të vijojë karrierën e saj në këtë pozicion të rëndësishëm të sektorit arsimor.

Shkruar nga Versus
Mirela Kumbaro merr me vete bashkëpunëtoren e saj! Ndryshime në
Mirela Kumbaro/ Herida Duro

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Herida Duro do të jetë Zëvendësministrja e re e Arsimit. Duro, e cila më parë ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme pranë Drejtorisë së Zhvillimit të Turizmit, do të vijojë karrierën e saj në këtë pozicion të rëndësishëm të sektorit arsimor.

Duro ka drejtuar Turizmin gjatë kohës që ky portofol ishte në duart e ministres Mirela Kumbaro. Me ndryshimet e fundit qeveritare, kryeministri Edi Rama vendosi që Kumbaron ta emëronte Ministre të Arsimit në këtë mandat të katërt, duke marrë me vete një nga bashkëpunëtoret e saj të besuara, Herida Duro.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme, u bë i ditur emërimi i Elda Xhumarit si Zëvendësministre e Mjedisit, duke sjellë risi dhe përvojë të re në këtë sektor.

Nga ana tjetër, ka pasur edhe lirime nga detyra. Arta Dollani nuk do të jetë më Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa Roland Kristo është liruar nga posti i Zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Këto ndryshime pasqyrojnë një riorganizim të qeverisë, duke synuar forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e funksionimit të tyre në sektorët kyç.

Emërimet dhe lirimet: 

Znj. Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.

 Znj. Herida Duro emërohet zëvendësministër i Arsimit.

Znj. Elda Xhumari emërohet zëvendësministër i Mjedisit.

Z. Roland Kristo, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë./Versus.al

 

Poll