AKTUALITET /

Molotovët pranë xhamisë së Namazgjasë, KMSH: Besimtarët e pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dënon lëndimin e besimtarëve pranë Xhamisë së Namazgjasë gjatë protestës së PD-së dhe kërkon maturi dhe vetëpërmbajtje nga të gjithë aktorët për të respektuar të drejtat dhe liritë kushtetuese.

Shkruar nga Versus

Molotovët pranë xhamisë së Namazgjasë, KMSH:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamia e Namazgjasë, gjatë protestës së Partia Demokratike, kur disa besimtarë u lënduan pa shkak teksa falnin namazin e Teravive.

Në një deklaratë publike, Komuniteti Mysliman shprehu indinjatën për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, duke theksuar se kjo nuk mund të interpretohet si tolerim ndaj shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të qytetarëve.

Komuniteti bëri thirrje për maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjithë aktorët e përfshirë, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve apo qytetarëve të tjerë.

REAGIM ZYRTAR

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive.

Shprehim indinjatën tonë të thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet e tij publike. Megjithatë, kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë.

Në këtë kuptim, dënojmë me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak.

U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve tanë apo të çdo qytetari tjetër./Versus.al

Poll