AKTUALITET /

Morën peng një 32-vjeçar, del nga qelia vëllai i deputetit Bledjon Nallbati, lirohen edhe dy bashkëpunëtorët

Shkruar nga Versus
Morën peng një 32-vjeçar, del nga qelia vëllai i deputetit
Alti Nallbati, vëllai i deputetit të PD-së, Bledion Nallbati

Pas më shumë se një muaji në qeli, Alti Nallbati vëllai i deputetit demokrat Bledjon Nallbati, dhe dy shtetasit e tjerë Marsel Buçi e Trajan Çeliku kanë dalë nga burgu i Drenovës pasi gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie”.

Tre të arrestuarit ishin lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi tre të arrestuarit morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin Ilir Topçiu, ditën e sotme janë lënë në arrest shtëpie.

Si ndodhi ngjarja?

Rreth 40 ditë më parë në qytetin e Bilishtit, tre të arrestuarit morën me forcë 32-vjeçarin Ilir Topçiu duke e çuar në magazinën në pronësi të njërit prej të arrestuarve, ku e kanë goditur me grushte dhe shkelma dhe mbajtur për disa orë peng.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, ku për shkak të kësaj u shkarkua drejtori i policisë së qarkut Erion Ahmeti dhe u pezullua zëvendës drejtori për hetimin e krimit në DVP Korçë, Hajri Kushe.

Alti Nallbati dhe Trajan Çeliku u akuzuan për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “kanosje”, të dyja veprat të kryera në bashkëpunim.

Marsel Buçi krahas dy veprave penale të mësipërme, u akuzua edhe për “plagosje të lehtë me dashje”./Versus.al

Poll