Tragjedia që i druheshin ka ndodhur për familjen Danaj nga Shkodra. Miklovan Danaj, vetëm 30 vjeç, u gjet i pajetë në bregun e Marbellës, Spanjë, pas një zhdukjes prej muajit maj. Fati i tij tragjik u paralajmërua dhe gati u "vulos" nga një telegram i errët dhe kërcënues që mbërriti në adresë të familjes: “Mos e kërkoni më.”
Ky mesazh i shkurtër, por i tmerrshëm, mbylli çdo shpresë që familjarët kishin mbajtur gjallë për muaj me radhë.
Trupi i të riut shqiptar u gjet në rrethana ende të paqarta, i nxjerrë nga deti në një prej zonave më të frekuentuara të rivierës spanjolle. Guardia Civil ka nisur hetimet për këtë rast të rëndë, i cili ngre shumë pikëpyetje dhe shton dyshime mbi një ekzekutim të ftohtë mafioz.
Burime nga mediat vendase dhe shqiptare raportojnë se Miklovan Danaj dyshohej për lidhje me trafik ndërkombëtar të kokainës, si dhe me rrjete kriminale të fuqishme që operojnë në Evropën Jugore. Zhdukja e tij ishte denoncuar si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri, por për muaj të tërë, asnjë gjurmë nuk u gjet… deri më sot.
Deri tani, nuk ka asnjë arrestim, asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet spanjolle mbi rrethanat e saktë të vdekjes. Asnjë shenjë dhune nuk është bërë publike, por as nuk është përjashtuar. Hetuesit po mbajnë gjithçka në heshtje, ndërsa po bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare për të zbardhur këtë ngjarje të errët.







