AKTUALITET /

“Mos më lini te 313-ta, jam i rrezikuar”, 'i forti i Niklës' kërkon transferimin në burgun e Fushë Krujës

Shkruar nga Versus

“Mos më lini te 313-ta, jam i rrezikuar”, 'i forti i

Durim Bami, i njohur si “i forti i Niklës” pa u bërë 24 orë nga ekstradimi i tij nga Dubai, ka kërkuar që të transferohet për në burgun e Fushë Krujës.

“Mos më lini te 313-ta, ka persona që kanë siguruar kushte dhe mjete për të më vrarë”- është shprehur Bami në kërkesën e dorëzuar nga avokatët e tij.

“Kërkojmë transferimin e menjëhershëm të shtetasit Durim Bami nga IEVP Rr. "J.Misja" në IEVP Fushë Krujë. Marrjen e masave emergjente të përkohshme të sigurisë deri në realizimin e transferimit.

Duke qenë se bëhet fjale për rrezik serioz dhe real te jetes se tij, kerkojme trajtimin urgjent të kesaj kerkese nga ana juaj per sa kohë është duke qëndruar në IEVP Rr."J.Misja" Tiranë”- thuhet në kërkesë.

Bami konsiderohet si një ndër personat më të rrezikshëm të krimit të organizuar shqiptar. Ai akuzohet për një sërë veprash penale, ndërsa emri i tij u përmend gjerësisht në bisedat në SkyEcc mes biznesmenit të zhdukur Ervis Martinaj, Astrit Avdylajt, Shullazit dhe ish-deputetit Arben Ndoka i cili ishte i interesuar për eleminimin e ‘të fortit të Niklës’. Versus.al

Poll