
Tiranë- Një konflikt mes një polici dhe një 25 vjeçari është shënuar në Rrugën e Elbasanit gjatë mëngjesit të sotëm.
Mësohet se i riu M.F nuk iu bind urdhrit të policisë rrugore për të ndaluar motorin që e drejtonte. Pasi u ndalua më tej, 25 vjeçari u konfliktua fizikisht me punonjësin e policisë për shkak të detyrës së tij.
Ky i fundit është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërsa motoristi është shoqëruar për në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Versus.al








