
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku gjatë konferencës për shtyp i pyetur për rastin e motrave Antonela dhe Mariala Berishës tha se shumë shpejt do të ketë një njoftim në lidhje me arrestimin e tyre.
''Mund t'ju them që strukturat vendore të Policisë Tiranë me strukturat e depertamentit të Policisë kriminale janë totalisht të angazhuar për kapjen e këtyre personave. Shumë shpejt do të keni dhe njoftime përkatëse në lidhje me arrestimin dhe vënien para drejtësisë së tyre me bazën dhe të masës së sigurisë nga Gjykata.' u shpreh Rrumbullaku.
Motra Berisha të cilat çdo ditë reklamojnë veshjet e dizenjuara nga ato vetë në Instagram janë shpallur në kërkim pasi dhunuan Klea Prengën.








