AKTUALITET /

Ndahet nga jeta ish-kreu i Kuvendit Servet Pëllumbi

Pëllumbi konsiderohet si një nga figurat e rëndësishme të politikës shqiptare, i cili ka pasur një rol të spikatur gjatë periudhës së tranzicionit në vend.

Shkruar nga Versus
Ndahet nga jeta ish-kreu i Kuvendit Servet Pëllumbi
Servet Pëllumbi

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, në moshën 89-vjeçare.

Pëllumbi konsiderohet si një nga figurat e rëndësishme të politikës shqiptare, i cili ka pasur një rol të spikatur gjatë periudhës së tranzicionit në vend. Ai ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e Partisë Socialiste dhe ka mbajtur funksione të larta në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tij, ai është vlerësuar edhe me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu” nga presidenti Alfred Moisiu./Versus.al

 

 

Poll