AKTUALITET /

Ndarja e dosjes Veliaj, caktohet gjyqtarët që do gjykojnë kryebashkiakun dhe Xoxën! Abule e Bushka me gjykim të shkurtuar

Shkruar nga Versus

Ndarja e dosjes Veliaj, caktohet gjyqtarët që do gjykojnë

Në Gjykatën e Posaçme janë caktuar gjyqtarët Besmir Stroka, Flora Hajredinaj dhe Elsa Ulliri për të gjykuar dosjen e kryebashkiakut Erion Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 10 të pandehurve të tjerë të cilët nuk kërkuan gjykim të shkurtuar.

Më 27 prill, dosja u nda në 2 fraksione për shkak se të pandehurit, biznesmeni Elman Abule, ish-deputetja e PS Klotilda Bushka dhe 9 të tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar.

Të njëjtat kërkesa që kryebashkiaku ka bërë ndaj treshes së mëparshme të gjyqtarëve, pritet t’i bëhen edhe trupës së re gjykuese.

Të pandehurit që vijojnë gjyqin pa gjykim të shkurtuar

Erion Veliaj

Ajola Xoxa

Gentian Sula

Meriman Palushi

Shkëlqim Fusha

Sokol Kryeziu

Linda Kazani

Erald Simixhiu

Ina Goxhaj

Valmir Xoxa

Flutura Xhani

 

Të pandehurit që do të gjykohen me gjykim të shkurtuar

Elman Abule- “Rametal” shpk;

Fatmir Bektashi- Kontakt shpk

Mirton Lika- Lani shpk

Frosina Bollo- OJF “Frobolous”

Adela Kondakçiu

Fatjon Baci

Klotilda Bushka

Poll