AKTUALITET /

Ndarja nga jeta e Nanos, Berisha: Personaliteti kryesor i së majtës, mbylli sytë përgjithmonë

Shkruar nga Versus

Ndarja nga jeta e Nanos, Berisha: Personaliteti kryesor i së majtës,  
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Berisha e konsideroi Nanon si personalitetin kryesor të së majtës shqiptare ndërsa nënvizoi se ai kishte meritën për reformimin e PS.

Postimi i Sali Berishës: 

Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen! Versus.al

Poll