Policia e Sarandës ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e sotme, ku një shtetase amerikane u gjet e pajetë në banesën e saj.
Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeç, e cila prej disa vitesh banonte në një apartament që kishte blerë në qytetin bregdetar.
Sipas deklaratës zyrtare të policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Megjithatë, burime jozyrtare pranë mediave raportojnë se mbidoza mund të ketë qenë një nga arsyet e mundshme të ndarjes së saj nga jeta.
"Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në banesën ku qëndronte, në lagjen nr. 2, Sarandë, është gjetur pa shenja jete shtetasja Sh. Ch., 63 vjeçe, banuese në SHBA, e cila paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al







