
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë publik nga mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut të cilat informojnë se këngëtari ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.
Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.
Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.
I ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë me ish-gruan e tij. Versus.al
