AKTUALITET /

Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare Ismet Bellova, komentatori legjendar i ndeshjeve të futbollit

Shkruar nga Versus

Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare Ismet Bellova,

Gazetaria sportive është në zi për shkak se një nga figurat e saj madhore ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme (20 dhjetor).

Ismet Bellova ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare, vlerësohej si legjenda e mikrofonit, gazetar dhe komentatori i talentuar zëri i të cilit u bë pjesë e pandashme e historisë së sportit dhe medias shqiptare.

Gazetaria sportive shqiptare, humbi jo vetëm një profesionist të jashtëzakonshëm, por një pasuri kombëtare, një vlerë të rrallë radiofonike dhe një shkollë të vërtetë të gazetarisë sportive, nga e cila u formuan e u frymëzuan breza të tërë.

Bellova është vlerësuar me titujt “Mësues i Popullit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, Urdhri i Artë “Naim Frashëri”, Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të Parë, Urdhri i Punës i Klasit të Parë, si dhe disa çmime e tituj nderi, deri te “Mirënjohja e Tiranës”.

Ismet Bellova do të kujtohet gjithmonë si zëri që edukoi, frymëzoi dhe bashkoi breza të tërë shqiptarësh./Versus.al

Poll