AKTUALITET /

Ndërron jetë në QSUT i dënuari me 10 vite burg, shkak arresti kardiak dhe hemorragjia (FOTO)

Në 2023-in, Mërkuri ishte ekstraduar nga Greqia për ngjarjen e ndodhur në vitin 2000 për një borxh të pashlyer.

Shkruar nga Versus
Ndërron jetë në QSUT i dënuari me 10 vite burg, shkak
Mihal Mërkuri

I dënuari Mihal Mërkuri ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Shkak është bërë gjendja e rëndë shëndetësore si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mërkuri ishte i dënuar me 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ai u ekstradua nga Greqia në vitin 2023, ndërsa në vitin 2025 u transferua në burgun e Burrelit.

Në datën 17 nëntor 2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, shtetasi Mihal Mërkuri kishte qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë. Gjykata e Sarandës vendosi dënimin me 10 vite burg dhe pasi u kap në Greqi, 46 vjeçari u tranpsportua në Shqipëri për vuajtjen e dënimit. Versus.al

Poll