Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ndërmarrë një operacion të posaçëm për goditjen e korrupsionit në radhët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).
Burime për mediat bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar dy punonjës të kësaj strukture, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Operacioni vjen pas një denoncimi të mbërritur më herët në polici, ku sipas informacioneve, punonjës të IMT-së dyshohet se kërkonin dhe merrnin ryshfete nga biznese të ndryshme, në këmbim të mosveprimit ndaj shkeljeve të konstatuara.
Hetimet janë ende në vijim dhe priten detaje të tjera në orët në vazhdim nga autoritetet. /Versus.al







