AKTUALITET /

Ndezi zjarr për të djegur barishtet, por desh shkaktoi tragjedi, arrestohet 20 vjeçari në Fier (VIDEO)

Një sipërfaqe e madhe toke u dogj si pasojë e flakëve që u përhapën me shpejtësi ditën e djeshme.

Shkruar nga Versus

Ndezi zjarr për të djegur barishtet, por desh shkaktoi tragjedi,

Fier- Një 20 vjeçar në fshatin Drizë është arrestuar pasi ditën e djeshme rrezikoi disa banesa për shkak se zjarri që ndezi për të djegur barishtet, doli jashtë kontrollit dhe u përhap gjerësisht.

I riu N.J ndezi zjarrin në tokën e babait të tij me qëllim që të digjte disa barishte, por flakët i dolën jashtë kontrollit duke rrezikuar një tragjedi. 12 familje u evakuuan nga banesat, ndërsa pati dëme materiale si pasojë e flakëve.

U desh ndërhyrja e helikopterëve të Forcave të Armatosura dhe e zjarrfikësve për të shuar zjarrin masiv. Versus.al

Poll